Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur këtë të diel në Pishinën e Gërmisë në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërkaq, policia ka nisur hetimet.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq, siç shihet në video, menjëherë pas përleshjes ka reaguar policia, të cilët i kanë ndjekur personat e përfshirë në rrahje për t’i arrestuar. /Telegrafi.