Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 26 dhjetor 2021, është njoftuar për një përleshje fizike në mes të disa personave.
Si rezultat, njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve fillimisht tre (3) persona të dyshuar kishin rrahur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, i cili është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
“Të dyshuarit e këtij rasti kanë ikur nga vendi i ngjarjes, pas shikimit të kamerave të lokalit nga Policia, njëri nga të dyshuarit vërehej se ka poseduar armë të zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, bën të ditur policia, janë arrestuar dy nga të dyshuarit, dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur banesat e personave tё dyshuar.
Kështu, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
një (1) armё pistoletë e tipit Stoeger cal:9×19 mm,
dy (2) karikator të njëjtës armë,
tetëmbëdhjetë (18) fishekё të kalibrit 9×19 mm,
një (1) armё pistoletë (shkrepsë)
“Dy të dyshuarit, pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48-orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendët në arrati”, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës. /Telegrafi/