Tre persona janë përleshur fizikisht mes vete ditën e shtunë në Prizren.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla”, rreth orës 17:55, transmeton Telegrafi.
“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/