Telegrafi

Përleshje fizike mes një burri dhe një gruaje në Gjakovë – kishin qenë më herët të martuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në Gjakovë, ditën e diel.

Siç njofton policia, në rrahje fizike janë përfshirë një burrë dhe një grua, të cilët kishin qenë më herët të martuar, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (ish bashkëshort) kosovar, pasi që janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. E dyshuara femër pas tretmanit mjekësor, ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/