Telegrafi

Përleshje fizike mes katër të burgosurve në Dubravë, lëndohet njëri prej tyre

Një përleshje fizike ka ndodhur mes të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:00.

“Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër të burgosurve meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/