Një përleshje fizike ka ndodhur mes të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:00.
“Është raportuar se brenda burgut ka pasur përleshje fizike mes katër të burgosurve meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes vetëm njëri nga ta ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/