Site icon Telegrafi

Përleshje fizike mes gjashtë personave në Merdare, tre të lënduar

Gjashtë persona janë përfshirë në një përleshje fizike të rreth orës 12:00, në Merdare të Podujevës, ku tre prej të cilëve kanë marr lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë marr tretmanin mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore të gjithë me urdhër të prokurorit janë liruar.

“Rreth orës 12:00 është raportuar për një përleshje fizike mes disa personave në Merdare të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë njësitet policore dhe kanë shoqëruar në stacion gjashtë persona të përfshirë në këtë rast,tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Personat e lënduar janë intervistuar pasi kanë marr tretmanin mjekësor dhe pas përfundimit të procedurave policore të gjithë me urdhër të prokurorit janë liruar”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Telegrafin ka thënë se nëpër  të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës gjendja e sigurisë është e qetë dhe normale.

“Qarkullimi i  i njerëzve, automjeteve dhe  mallrave zhvillohet normalisht në të dy drejtimet”, theksoi ai.

Hoxha u shpreh se në pikën e kalimit kufitar në Merdare gjendja e sigurisë po ashtu është e qetë dhe qarkullimi po  zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.

Ai tha se vetëm pritjet  në hyrje të Merdares, sipas informacioneve aktuale janë 60-90 minuta.

“Ndërsa në dalje janë  05-10 minuta, deri sa të përfundojnë procedurat e rregullta të menaxhimit të kontrollit kufitar”, tha ndër të tjera zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha. /Telegrafi/

Exit mobile version