Telegrafi

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, transmeton Telegrafi.

“Prishtinë 21.07.2024, 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete duke përdorur mjete të forta”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/