Site icon Telegrafi

Përleshje fizike mes disa personave në një pishinë në Istog – dy persona bëhen për spital

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Rrahje mes disa personave ka ndodhur të mërkurën në një pishinë në Istog.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Ai tha se njëri prej tyre ka përfunduar në pranga të Policisë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë arratisur.

Dy persona që pësuan lëndime trupore nga përleshja janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari që u ndalua u kap teksa po tentonte të ikte.

“Sot rreth orës 17:00, Policia është informuar për nje rrahje e cila ka ndodhur në një pishinë në Istog, në këtë rrahje janë përfshirë disa persona, ndërsa si pasojë dy (2) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në QKMF-Istog e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjës ndërsa njëri nga të dyshuarit gjatë ikjes ka shkaktuar aksident trafiku, i njejti është arrestuar”, tha Rugova.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë në kërkim Policor./Telegrafi/

Exit mobile version