Babë e djalë janë përleshur fizikisht ditën e shtunë në Prishtinë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, dhe se të njëjtit janë shoqëruar në polici.
“Janë shoqëruar për intervistim dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. Të dyshuarit, kanë refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/