Site icon Telegrafi

Përleshje fizike dhe të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, arratisen të dyshuarit

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 21:05 në rrugën “Rrahim Beqiri”, në Prishtinë.

Po ashtu në raport bëhet e dituer se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version