Site icon Telegrafi

Përleshja Walker-Melo vodhi gjithë vëmendjen pas Kupës së Botës për Klube, u përfshi edhe Grealish

Një incident apo një përleshje thuajse masive u shkaktua pas përfundimit të finales së Kupës së Botës për Klube mes Manchester Cityt dhe Fluminenses.

Manchester City  fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj skuadrës braziliane në Arabinë Saudite për të fituar trofeun e tyre të pestë të vitit 2023.

Julian Alvarez shënoi dy herë, njëri ishte autogol dhe një tjetër e shtoi Phil Foden për të siguruar fitoren e thellë të Cityt.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë deri në fund, pasi pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, ndodhi një përleshje.

Mbrojtësi i Cityt, Kyle Walker dhe veterani i Fluminenses, Felipe Melo, ishin dy akterët kryesor të ngjarjes.

Faktikisht gjithçka ndodhi kur Melo shtyu mikun e Walker, Jack Grealish dhe nga aty kapiteni i Cityt i doli në mbrojtje duke u përlesh me Melon.

Të dy lojtarët patën shtyrje të forta mes vete dhe gati sa nuk eskaloi edhe grushte dhe shqelma, por bashkëlojtarët dhe gjyqtari u përkujdesen që gjithçka të përfundoj. /Telegrafi/

Exit mobile version