Telegrafi

Përleshja me thika në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është therur me mjetë të mprehtë (thikë) nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:11, në Fushë Kosovë.

Tutje në raport, thuhet se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Lexo po ashtu Përleshje me thika në Fushë Kosovë

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht ka sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar e pastaj ky i fundit ka sulmuar me thikë të dyshuarin e parë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/