Telegrafi

Përleshja në Zllatar, arrestohen të dyshuarit babë e bir – njëri prej tyre u vetëplagos

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, babë e djal, të cilët dyshohen për përleshjen që ka ndodhur të hënën në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Sipas njoftimit, të njëjtit derisa ishin në parkingun e një restoranti kanë sulmuar fizikisht një person, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore nga mjete të forta.

“Fshati Zllatar, Prishtinë 26.06.2023 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, babë e djalë, të cilët në parkingun e një restoranti e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore nga mjete të forta“, thuhet ne raportin policor.

Lexo po ashtu Përleshje fizike në Zllatar të Prishtinës, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore

Sipas viktimës, njëri prej të dyshuarve me armë zjarri kishte gjuajtur në tokë afër këmbëve dhe si pasojë ishte vetëplagosur në këmbë.

Viktima dhe njëri prej të dyshuarve thuhet se kanë marrë tretman mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa në veturën e të dyshuarit te QKUK-ja kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/