Telegrafi

Lushtaku paralajmëron padi ndaj akterëve të pushtetit që u përfshinë në përleshjen e sotme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, është deklaruar për media pas përleshjes fizike që ka ndodhur në seancën e Kuvendit të enjten.

Ai ka paralajmëruar se do t’i padisë akterët e pushtetit që janë përfshirë në ketë përleshje, ndërsa ka thënë se sulmi ishte i koordinuar nga qeveria.

“Aksionet tona nuk ishin provokime për shtetin e Kosovës, demokracinë, por për ata që kanë lidhje me Serbinë dhe Radojçiqin. Nuk ishte vetëm një shishe, ishte sulm i koordinuar. Ata kanë qenë të gatshëm të veprojnë në çdo formë dhe të na nënçmojnë si aksion politik. Nuk ka logjikë të sulmohet nga një zv.kryeministër aksioni politik, ata duhet të reagojnë në foltore”, ka thënë Lushtaku në konferencë për media.

Ndërsa, deputetja tjetër e PDK-së, Eliza Hoxha, është shprehur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka sulmuar deputetin Lushtaku.

Lexo po ashtu Fyerje, akuza e rrahje në Kuvend – gjithçka që ndodhi në seancën e sotme

Hoxha ka thënë se Lushtaku nuk e ka gjuajtur me armë e as gazllotsjellës, por sipas saj “vetëm e freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”.

“Bislimi e sulmoi kolegun tonë i cili as nuk e sulmoi as nuk e gjuajti me molotov as me zollë përveç se i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”, ka thënë ajo./Telegrafi/