Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit të së enjtes mbrëma të një përleshje masive në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në ora 20:44.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat (3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/