Një person në lagjen Ulpianë në Prishtinë ka sulmuar fizikish një person tjetër, viktimën mashkull kosovar , me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas policisë deri te sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar ka ikur dhe gjendet në arrati.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/