Dy arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
Detaje tjera lidhur me rastin ende nuk janë bërë publike. /Telegrafi/