Një përleshje mes kunatash ka ndodhur në qytetin e Deçanit, bënë të ditur policia.
Sipas raportit 24-orësh, kjo ka ndodhur për shkak së njëra kunatë e ka demoluar shtëpinë e tjetrës dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.
Pas intervenimit viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe e njëjta pasi ka demoluar shtëpinë, ka fyer familjaret dhe ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/