Stafi i aeroplanit që po udhëtonte nga Los Angeles për në Londër, është dashur të ndajnë një çift të porsamartuar, që nisën një përleshje të dhunshme.
Meqenëse po shqetësonin të pranishmit, i mbyllën në pjesë krejtësisht të kundërta të fluturakes, derisa ndodheshin në dhjetë mijë metra lartësi, transmeton Telegrafi.
“Ajo kishte plagë në fytyrë dhe qafë, ndërsa as atij nuk i mungonin gërvishtjet”, ka thënë një udhëtare lidhur me rastin.
Në momentin që kanë ateruar, ata janë shoqëruar nga forcat e rendit, kurse nuk dihen motivet e zënkës. /Telegrafi/