Site icon Telegrafi

Perlat po rikthehen fuqishëm në trend

Ndërsa rubinët njihen si mbreti i xhevahireve, atëherë perlat janë padyshim “mbretëresha e xhevahireve”, siç vërejti Grace Kelly dikur.

Zyrtarisht gur i çmuar më i vjetër i njohur dhe i vetmi i krijuar nga një krijesë e gjallë, margaritar ka qenë prej kohësh një simbol i pasurisë, sofistikimit dhe fuqisë.

Në të vërtetë, para se të krijoheshin perlat e kulturuara në 1893, perlat ishin në të vërtetë më të rralla se diamantet, duke i bërë ato tepër të shtrenjta.

Tani, përveç se në aksesorët e flokëve që ishte një trend i madh tash e disa vite me radhë, ato po kthehen si trend edhe në aksesorë.

Më e njohura për vendosjen e tyre kohëve të fundit është Kamala Harris e cila gjithmonë ka perla në daljet e saj.

Kombinoni perlat me kujdes dhe delikatesë, kështu çdo veshje dhe kombinim i juaji do të duket më elegant. /Telegrafi/

Exit mobile version