Komentatori i famshëm Ray Gudson ka mbetur i mahnitur nga goli që Lionel Messi i shënoi mbrëmë Huescas.
Ylli argjentinas e hapi llogarinë e golave për Barcelonën në Camp Nou në stilin siç di ta bëjë vetëm ai.
Lojtari 33-vjeçar e la mbrapa mbrojtësin Jorge Pulido, për të lëshuar më pas një goditje të ‘çmendur’ në portën kundërshtare.
Andres Fernandez ishte i pafuqishëm që të ndalte goditjen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, pasi topi godit shtyllën horizontale.
Perla e Messit e mahniti edhe komentatorin Hudson, që nuk mund t’iu besonte syve të tij se çfarë pa në atë moment, e që videoja më poshtë flet më shumë. /Telegrafi/
Just discovered Ray Hudson and loving every second of it pic.twitter.com/yvaVcjkh1I
— Smith Brickner (@SmithBrickner) March 16, 2021