Site icon Telegrafi

Përkundër vështirësive, Dua Lipa iu përgjigjet 30 pyetjeve në demin lëvizës dhe rrëzohet në fund

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka pranuar një sfidë të veçantë për “W Magazine”.

Ajo ka hipur mbi një dem artifical lëvizës, ku është detyruar të rezistojë deri në përgjigjen e 30 pyetjeve interesante për jetën e saj.

Mes New Yorkut dhe Londrës, ajo tha se zgjedh këtë të fundit, i cili është edhe qyteti ku është rritur.

Foto: W Magazine/YouTube

Dua gjithashtu u përgjigj se artisti i preferuar i viteve 90′ për të janë grupi “Spice Girls”, teksa preferon më shumë qentë se sa macet.

Një pyetje shumë interesante ishte ajo se në cilën moshë ka puthur për herë të parë artistja, e cila nuk hezitoi të përgjigjet duke treguar se puthja e parë ndodhi në moshën 17 vjeçare.

Foto: W Magazine/YouTube

Ndërkohë, e pyetur se cili është vendi i saj i preferuar, Dua tha se është Italia, ndërsa në pyetjen e numrit të tatuazheve që ajo ka, 25-vjeçarja u përgjigj me: “Ndoshta rreth 14”.

Përkundër vështirësive që qëndrimi në demin lëvizës krijon, Dua arriti të rezistojë deri në fund, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, teksa në fund të videos rrëshqet nga demi dhe bie në tokë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version