Ndryshe nga thashethemet e rrjeteve sociale, Drake, nuk është arrestuar të enjten mbrëma në Suedi.
Artisti i “Honestly, Nevermind” udhëtoi të mërkurën në Suedi me avionin e tij privat ‘Air Drake’ për arsye të panjohura.
Të nesërmen, ylli kanadez ndau fotografi nga dhoma e tij e hotelit.
Fansat në internet kishin spekuluar se ai u arrestua nga policia në një klub nate në Stockholm. Ekipi i artistit, megjithatë, e mohoi këtë, duke thënë për Hollyëood Reporter se reperi ishte i sigurt në hotelin e tij në atë kohë.
Drake ende nuk ka komentuar mbi thashethemet.
Arrestimi i supozuar bëri që të niste një ‘hashtag’ në rrjete sociale që kërkonte lirimin e artistit në fjalë.
Disa madje mendonin se ai ishte në një burg në Suedi.
“Arrestimi i Drake në Suedi mund të jetë gjëja më e rastësishme që kam dëgjuar gjatë gjithë ditës”, shkroi një përdorues.
Nuk është hera e parë që një nga artistët më të mëdhenj të muzikës arrestohet në Suedi. Në korrik 2019, ASAP Rocky u arrestua dhe u ndalua në Suedi pasi policia tha se sulmoi një burrë.
Reperi i “Testing” kishte pohuar se dy burra po e ndiqnin në rrugë dhe po konfrontoheshin me zë të lartë përpara se ta sulmonin dhe të detyronin Rocky dhe kompaninë të vepronin në vetëmbrojtje. /Telegrafi/