Site icon Telegrafi

Përkundër se janë armiq në fushë, Ancelotti i ofroi mbështetje Koemanit pas ‘El Clasicos’

Carlo Ancelotti dhe Ronald Koeman treguan përzemërsi dhe solidaritet të vërtetë si para ashtu edhe pas El Clasico të së dielës.

Trajneri Real Madridit dhe ai i Barcelonës janë parë duke shkëmbyer fjalë pas fishkëllimës finale, dhe ishte e qartë se italiani kishte treguar mbështetje për homologun e tij, me holandezin që po përballet me një shkarkim të mundshëm në javët e ardhshme.

Festa e Ancelottit në vërshëllimën e fundit nuk ishte shumë e ekzagjeruar përpara se të shkonte me shpejtësi te Koeman për të ofruar një fjalim inkurajues.

Lexo po ashtu Eskaloi situata jashtë Camp Nout: Tifozët e Barcelonës sulmuan Koemanin, vjen reagimi i klubit

“Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh”, raportohet se italiani i  ka thënë holandezit, duke treguar ndjeshmëri të vërtetë, derisa Koeman u përgjigj me një buzëqeshje.

Respekt i madh

Ancelotti ishte i respektueshëm edhe me fjalët e tij pas ndeshjes në konferencë për media, duke theksuar se Blaugranët kishin luajtur mirë, pavarësisht se e mbyllën ditën me humbje.

Lexo po ashtu Koeman mendon se Barcelona meritoi shumë më shumë se sa mori ndaj Real Madridit

“Jam i lumtur që fitova El Clasicon sepse është ndeshja më e rëndësishme”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes. “Ata [Barcelona] gjithashtu luajtën mirë”.

“Nuk ishte një lojë e lehtë, kështu që fitorja na bën shumë të lumtur”.

Real Madridi është aktualisht në vendin e dytë me 20 pikë, një më pak se Real Sociedadi që ka një ndeshje më shumë, gjersa Barcelona është në të nëntin me 15 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version