Ata kanë qenë një nga çiftet që kanë bërë bujë të madhe në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë për dyshen e famshme, Cozman dhe Tuna, të cilët ndanë rrugët rreth tetë vite më parë si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo personale.
Të njëjtit kanë befasuar të gjithë, teksa u rikthyen pak ditë më parë me një bashkëpunim të quajtur “I huj”.
Kthimi i tyre bashkë ka ngjallur nostalgji të madhe për fansat, të cilët kanë aluduar nëse edhe mund të jenë rikthyer si çift.
Një material i Prive thekson se Tuna dhe Cozman momentalisht janë vetëm miq dhe se nuk ka asgjë mes tyre.
Kënga ndërkohë që u lansua dy ditë më parë u prit shumë mirë nga publiku dhe për këtë kohë të shkurtër ka mbledhur afro një milion klikime.
Sa i përket anës tjetër, Tuna pas ndarjes nga Cozman ka qenë në një romancë për disa vite me muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë. /Telegrafi/