Telegrafi

Përkundër respektit, Interi nuk llogaritë më në Eriksenin – tashmë ka një listë një mesfushor tjetër

Interi dëshiron që ta transferojë Donny van de Beekun nga Manchester United në këtë verë.

Nerazzurët janë në bisedime me Djajt e Kuq për ta huazuar mesfushorin me të drejtë blerje në fund të sezonit 2021/22.

Calciomercato raporton se Interi është duke e kërkuar me ngulm një mesfushor të ri, pas sulmit në zemër që e pësoi Christian Eriksen gjatë ndeshjes në Euro 2020.

Van de Beek është i gatshëm që të largohet nga Old Trafford, pasi nuk ka arritur ta gjejë vetën në Ligën Premier.

Interi shpreson që të arrijë marrëveshje për huazimin e tij, shkaku që nuk mund ta përballojë aktualisht blerjen e kartonit të holandezit.

Sa i përket Eriksenit, lojtari nuk mund të luajë më në Serie A, nëse merren parasysh rregullat që një lojtar që ka sulm në zemër nuk mund të paraqitet më në ligë. /Telegrafi/