Interi dëshiron që ta transferojë Donny van de Beekun nga Manchester United në këtë verë.
Nerazzurët janë në bisedime me Djajt e Kuq për ta huazuar mesfushorin me të drejtë blerje në fund të sezonit 2021/22.
Calciomercato raporton se Interi është duke e kërkuar me ngulm një mesfushor të ri, pas sulmit në zemër që e pësoi Christian Eriksen gjatë ndeshjes në Euro 2020.
Van de Beek është i gatshëm që të largohet nga Old Trafford, pasi nuk ka arritur ta gjejë vetën në Ligën Premier.
Interi shpreson që të arrijë marrëveshje për huazimin e tij, shkaku që nuk mund ta përballojë aktualisht blerjen e kartonit të holandezit.
Sa i përket Eriksenit, lojtari nuk mund të luajë më në Serie A, nëse merren parasysh rregullat që një lojtar që ka sulm në zemër nuk mund të paraqitet më në ligë. /Telegrafi/