Telegrafi

Përkundër ndarjes së bujshme, Ariana Lirey thotë se ruan raporte të mira me Don Xhonin

Modelja ruse, Ariana Lirey dhe reperi Don Xhoni, kanë qenë ndër emrat më të diskutuar në vitin që lamë pas.

Kjo për shkak të marrëdhënies që kishin e po ashtu edhe për mënyrën se si u ndanë.

Pas njoftimit për ndërprerjen e marrëdhënies, ata ‘thumbuan’ vazhdimisht njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Sido që të jetë, Ariana së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Lexo po ashtu Fejohet ish-e dashura e Don Xhonit, Ariana Lirey?

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me reperin nga Drenica, për atë nëse mund të rikthehen sërish bashkë.

‘’Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin’’, u shpreh Lirey.

E njëjta ndërkaq në vitin që shkoi i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin e saj të zemrës. /Telegrafi/