Modelja ruse, Ariana Lirey dhe reperi Don Xhoni, kanë qenë ndër emrat më të diskutuar në vitin që lamë pas.
Kjo për shkak të marrëdhënies që kishin e po ashtu edhe për mënyrën se si u ndanë.
Pas njoftimit për ndërprerjen e marrëdhënies, ata ‘thumbuan’ vazhdimisht njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.
Sido që të jetë, Ariana së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Njëra nga pyetjet kishte të bënte me reperin nga Drenica, për atë nëse mund të rikthehen sërish bashkë.
‘’Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin’’, u shpreh Lirey.
E njëjta ndërkaq në vitin që shkoi i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin e saj të zemrës. /Telegrafi/