Telegrafi

Përkundër interesimit të Arsenalit dhe Unitedit, Ndidi dëshiron të qëndrojë te Leicesteri

Wilfred Ndidi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Wilfred Ndidi e ka përsëritu përkushtimin e tij për ta vazhduar karrierën te skuadra e tanishme, Leicester City.

Është raportuar se Arsenali dhe Manchester Unitedi janë ndër klubet e interesuara për mesfushorin nigerian, mirëpo ai nuk dëshiron të ndërrojë ambient.

“Po luajmë mirë dhe po kënaqem këtu. Kam akoma kontratë me Leicesterin”, ka thënë 23-vjeçari për ESPN.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Jam duke mësuar dhe duke u përpjekur që të përmirësohem çdo ditë dhe jam mirë këtu, prandaj nuk kam nevojë të shkoj diku”, ka shtuar ai.

Ndidi aktualisht ka kontratë me klubin nga King Power Stadium deri në vitin 2024. /Telegrafi/