Telegrafi

Përkundër fluturimeve të shpeshta, Bebe Rexha vazhdon të ketë frikë të madhe nga aeroplani

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ende po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me The Chainsmokers.

Kënga “Call you mine” është pritur mirë nga publiku dhe ka arritur miliona shikime në kanalin YouTube.

Bebe Rexha ndërkohë po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte të shumta në shtete të ndryshme, dhe si rrjedhojë po i duhet të udhëtojë vazhdimisht.

Lexo po ashtu "Vagina ime, zgjedhja ime", dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Bebe Rexha

Në një nga udhëtimet e fundit, këngëtarja shqiptare ka treguar se është shoqëruar nga një prej njerëzve më të dashur, përkatësisht i ati i saj, Flamur Rexha.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Teksa po udhëtonin, aeroplani privat me të cilin artistja po udhëtonte, do të kalonte nëpër turbulenca dhe motin e keq të Arkansas, vend ky që njihet për stuhi të tilla.

“Piloti më thotë mua se kemi për të fluturuar nëpërmjet stuhive në Arkansas. Lutuni për mua, unë e urrej këtë”, ka shkruar Rexha në InstaStory.

E njëjta ka treguar se përkundër udhëtimeve të shumta me aeroplan (mbi 100 brenda vitit), vazhdon të ketë frikë të madhe nga fluturimet. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory