Ballkani ka barazuar 1-1 me Dukagjinin në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se skuadra e tij pati paraqitje të mirë, mirëpo u mungoi fati para portës.
“Kemi bërë një ndeshje goxha të mirë. Kemi qenë shumicën e kohës në fushën e kundërshtarit”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Ballkanit për ArtSport.
“Kemi pasur disa raste në pjesën e parë për të shënuar dy-tre gola. Në pjesën e dytë vazhduam të kërkojmë rezultatin”.
“Por pësuam nga një kundërsulm, ndoshta në daljen e parë të kundërshtarit. E kemi ditur që është fushë e vështirë”, ka theksuar më tej Daja. /Telegrafi/