Dua Lipa së fundmi njoftoi fansat se është rikthyer në studio për të realizuar projekte të reja muzikore.
Por, krahas këtyre angazhimeve, këngëtarja e njohur ka gjetur kohë për familjen e saj, duke udhëtuar për në Holandë, teksa kanë festuar ardhjen në jetë të një anëtarin të ri të familjes së tyre.
26-vjeçarja në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë disa imazhe ku shihet teksa mban në dorë një fëmijë të porsalindur në dorë, të cilën e ka quajtur “princesha e saj e vogël”.
Ndërkohë, në disa fotografi tjera, Dua shihet me një fustan të kuq, teksa kalon kohë me familjen e saj në qytetin e Amsterdamit.
“Një vend tjetër që e quaj shtëpi”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve pranë të cilave pranoi komente të shumta.
Ndryshe, artistja shqiptare me famë botëror aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me Elton John. /Telegrafi/