Telegrafi

Përkundër aludimeve, Robert Berisha deklaron se është ‘single’

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, që pas ndarjes nga Nora Istrefi ka qenë mjaft i komentuar në mediat rozë.

Ai u përfol sërish për një lidhje dashurie me modelen Jessica Kadiu, pasi javë më parë u fotografuan në një paraqitje së bashku.

I njëjtë së fundmi në një intervistë për ‘Revista Who’ ka folur më shumë për jetën private dhe projektet e reja.

Ai ka mohuar lidhjen, duke u shprehur se momentalisht është ‘single’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robert Berisha

“Nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë”, ka thënë ai.

Roberti është duke punuar në një projekt të ri muzikor, teksa ka treguar se tetori do ta gjejë me një program të vetin në Klan Kosova që mban emrin “Late Night Show”.

Ndërkaq, “Robi plaket kur don vet” pritet të lansohet së shpejti nga këngëtari Berisha. /Telegrafi/