Telegrafi

Përkujtohet 73-vjetori i Ditës së Çlirimit

Zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të partive politike në vend përkujtuan sot, me një ceremoni solemne pranë monumentit ”Nënë Shqipëri”, 73-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra të kabinetit qeveritar, veteranë e tjerë zhvilluan sot homazhe duke vendosur kurora me lule në nderim dhe respekt të të rënëve.

Në këtë ceremoni munguan përfaqësuesit e opozitës, të cilët prej vitesh e festojnë Ditën e Çlirimit në 28 Nëntor, bashkë me festën e Pavarësisë.

Për 73-vjetorin e Çlirimit, do të zhvillohen ceremoni përkujtimore në një atmosferë solemne në mbarë vendin, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve. /Telegrafi/