Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së në Kaçanik shënon 18-vjetorin e masakrës së Kotlinës të Kaçanikut, të kryer nga forcat serbe.
Në këtë datë janë vrarë dhe masakruar 14 qytetarë të këtij fshati si dhe në mbrojtje të popullatës ranë 11 dëshmorë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.