Site icon Telegrafi

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Katund të Ri të Pejës

Sot në fshatin Katund i Ri të Pejës, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët, duke vënë kurora lulesh pranë varrezave të tyre.

Për të bërë homazhe ka qenë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, i cili ka thënë se liria do të ekzistoi aq sa do të ekzistoi kujtimi dhe nderimi për ata që e sollën lirinë.

“Ç’do lokalitet në Kosovë e ka historinë dhe kontributin e vet për liri të Kosovës. Katundi i ri dha shumë Dëshmorë e Martir të cilët u vunë në themel të kësaj lirie. Sot në nderim dhe kujtim të Dëshmorëve dhe Martirëve në Katund të Ri.

Liria do të ekzistoj aq sa do të ekzistoj kujtimi dhe nderimi për ata që e sollën lirin. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve dhe Martirëve të Katundit te Ri”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version