Tirana iu bashkua ditën e dielë nismës së një milion këmbanave, për të shënuar 100 ditë nga masakra e organizatës terroriste Hamas ndaj 1200 civilëve izraelitë dhe 41 shtetasve të huaj.
Dhjetëra vende në mbarë globin, iu bashkuan nismës së 1 milion këmbanave, ku përkujtuan masakrën e ndodhur më 7 tetor.
Këmbanat ranë në orën 16:00 pasdite të 14 janarit, në Jeruzalem në Izrael, por dhe në Tiranë e vendet e tjera.
Në monitor të mëdhenj në rrugët e kryeqytetit u përkujtua me pamje masakra e Hamasit kundër popullsisë civile. /Telegrafi/