Telegrafi

Përkrahje e zjarrtë e ‘Dardanëve’ për Kosovën në takimin ndaj Sllovenisë

Kosova do të zhvillojë përballjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe përballë do ta kenë Slloveninë.

Përfaqësuesja jonë duhet të rikthejë motivin me fitoren ndaj sllovenëve, pas zhgënjimit që pësuam ndaj Maqedonisë së Veriut në play-off.

‘Dardanët’ edhe një herë nuk kanë ngurruar të tregojnë mbështetjen e madhe që kanë për Kosovën.

Pa marrë parasysh vështirësive që po kalojnë djelmoshat tanë, tifozeria jonë e flakët ka publikuar një video në llogarinë e tyre në Facebook.

Postimi i tyre i plotë:

ME JU NË HUMBJE E FITORE.

ME JU NË BORË E NË SHI.

ME JU KUDO DHE GJITHMONË.

JU JENI LUANET TANË.

JU JENI DARDANË.

TË RRITUN NGA LUFTA – MA TË FORTË SE FRIKA.

Përpara Kosovë! /Telegrafi/