Është përkeqësuar situata nga zjarret në ishullin e Sazanit në Vlorë. Flakët e zjarrit po i afrohen godinave bazës detare.
Zjarret e rëna prej dy ditësh në ishullin e Sazanit, vijojnë të jenë ende aktiv dhe po i afrohen ish-bazës ushtarake, e cila aktualisht shërben për monitorimin e hapësirës detare nëpërmjet radarëve.
Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka bërë që flakët të vijojnë të djegin çfarë të gjejnë përpara të orientuara nga drejtimi i erës.
Shqetësuese për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë, që janë në terren, mbeten plasjet e municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.
Më herët Ministria e Mbrojtjes tha se situata në Sazan vijon të mbettë kritike, ndërsa shkaku i zjarrit mund të jetë pakujdesia e turistëve. /A2 CNN/