Telegrafi

Përkeqësohet gjendja e infermierit që është në grevë, shtrihet në emergjencën e QKUK-së

Foto: Ilustrim

Infermieri Enlirat Duraku është shtrirë në Klinikën Emergjente për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Durakut i është përkeqësuar gjendja për shkak të grevës së urisë. Ai ka hyrë në ditën e 16-të të grevës.

Infermieri ka hyrë në grevë në shenj proteste për plotësimin e kërkesave të tij për rritjen e pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe vikendeve si dhe pagesën për rrezikshmëri.

Lexo po ashtu Prishtinë, infermieri me coronavirus në ditën e 16 të grevës së urisë thotë se më nuk do të pijë as ujë

Duraku është i infektuar edhe me koronavirus. Ai është kryeinfermier i njësisë Covid në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK. /Gazeta Shneta/