Një person derisa ishte duke prerë një kafshë në Gjilan, i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:30, transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/