Site icon Telegrafi

Përkeqësohet edhe më shumë kriza te Liverpooli, Henderson i lënduari i radhës

(Foto: Instagram/jhenderson)

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka njoftuar se Jordan Henderson ishte zëvendësuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës për shkak të një lëndimi.

Kapiteni i Liverpoolit u zëvendësua pas pjesës së parë nga mesfushori i Tottenham Hotspur, Harry Winks, në takimin e Ligës së Kombeve që Tre Luanët e humbën me rezultat 2-0.

“Jordan ndjeu një tërheqje në pjesën e parë dhe mendoi se nuk mund të vazhdonte të luajë. Duhet ta vlerësojmë kur të kthehet”, ka thënë Southgate në konferencën për shtyp.

(Foto: Instagram/jhenderson)

Humbja e Henderson do të ishte goditje e rëndë për Liverpoolin që tashmë ka mungesa të shumta.

Lexo po ashtu Liverpooli zyrtarisht në krizë, lëndohet edhe Andy Roberston

Jurgen Klopp tashmë nuk i ka në dispozicion të lënduarit Virgil van Dijk, Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold e Andy Robertson, ndërsa Mohamed Salah është i infektuar me coronavirus.

Thiago Alcantara dhe Alex Oxlade-Chamberlain nuk janë akoma të gatshëm për lojë, ndërkohë që pritet kthimi i Fabinhos.

Lexo po ashtu Alexander-Arnold nuk luan deri në dhjetor, ndeshjet në të cilat do të mungojë

Leicester City do të jetë kundërshtari i parë i Redsave pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve. /Telegrafi/

Exit mobile version