Site icon Telegrafi

Përkeqësohen raportet Chelsea-Conte, shfrytëzon rastin gjiganti evropian

during the international friendly match between Italy and Nethrerlands at Stadio San Nicola on September 4, 2014 in Bari, Italy.

Milani do ti bëjë një ofertë befasuese trajnerit të Italisë, Antonio Contes, e cila besohet se do të jetë e parefuzueshme.

Tashmë është bërë zyrtare që 46-vjeçari do të largohet nga stoli i kombëtares italiane në fund evropianin France 2016.

Sipas Daily Mirror, Milani mund të ndërhyjnë në operacionin Conte që po kërkohet nga skuadra londineze e Chelseat, pasi besojnë se italiani është njeriu i duhur për ta këndellur skuadrën milaneze, transmeton Telegrafi.

Rosonerrrët shpresojnë të përfitojnë nga një mosmarrëveshje mes Chelseat dhe Contes në lidhje me stafin e ekipit.

Conte raportohet se po këmbëngul që të sjell pesë anëtarët e stafit të kombëtares italiane te Chelsea, e cila po refuzohet prej zyrtarëve të The Blues. /Telegrafi/

Exit mobile version