Në rrjetet sociale po qarkullon një video rrëqethëse nga një kafene.
Në fillim shohim një punëtor që hap hyrjen në bodrum dhe i merr gjërat nga një koleg. Pamjet tregojnë një mëngjes shumë të zakonshëm, para arritjes së të ftuarve.
Në një moment, punëtori shkon në lokal, duke e lënë të hapur kalimin.
Më pas në derë shfaqet një grua, ndoshta e etur për kafen e mëngjesit, e cila nuk e dallon vrimën përpara!
Nuk ka nevojë të shpjegohet se çfarë ndodhi më pas, dhe ne mund të shpresojmë vetëm se ajo nuk ka vuajtur shumë.
Fatkeqësisht, nuk ka informacion më të detajuar për incidentin në kafenenë belge, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kritikojnë punëtorët se nuk e mbyllin derën gjatë ngarkimit të mallit. /Telegrafi/