Telegrafi

Përjashtohet Sergi Roberto, Barca me një lojtar më pak në gjysmën e dytë

(Foto: Getty Images)

Barcelona do ta zhvillojë gjysmën e dytë të ndeshjes me një lojtar më pak në fushë, pasi Sergi Roberto është përjashtuar me karton të kuq.

Një sjellje josportive e futbollisti të katalunasve kundrejt Marcelos, bëri që gjyqtari ta ndëshkonte direkt me karton të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë.

https://twitter.com/Quality_HReel/status/993213413114466306

Skuadra nikoqire do të ketë punë të vështirë në fraksionin e dytë të lojës kur kihet parasysh se ka inferioritet numerik.

Përmendim se pas 45 minutave të para, rezultati ishte i barabartë, 1-1.

(Foto: Getty Images)

Luis Suarez shënoi i pari pas një aksioni të shpejtë të vendasve dhe falë asistimit pikërisht nga Roberto.

Mirëpo, Cristiano Ronaldo reagoi shpejt për ta barazuar rezultatin vetëm katër minuta më vonë. /Telegrafi/