Sipas raporteve italiane, Ivan Perisic e ka vendosur të kalojë te Manchester Unitedi për 45 milionë euro plus bonuset, duke shtangur Paris Saint-Germain.
Reprezentuesi i Kroacisë pritet largohet këtë verë, mbi të gjitha për të ndihmuar në balancimin e financave dhe për të bërë më shumë nënshkrime të larta në tregun e transferimeve, siç është James Rodriguez nga Real Madrid.
Perisic ishte shumë i lidhur me PSG-në në një shkëmbim të mundshëm me Angel Di Maria, por Mediaset Premium pretendon këtë pasdite se Perisic dëshiron vetëm Manchester Unitedin dhe ka biseduar një lëvizje me Jose Mourinhon kur vizitoi Zagrebin në mars.
Interi është i lumtur ta lërë të shkojë për 45 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, përcjell Telegrafi.
28-vjeçari luan kryesisht në krahun e majtë, por gjithashtu mund të punojë në të djathtë ose prapa sulmuesve, teksa arriti nga Wolfsburg për 19 milion euro në verën e vitit 2015, kështu që Interi do të dyfishonte investimet e tyre.
Në këtë sezon Perisic ka qenë njëri nga më të mirët te Nerazzurrët duke kontribuar me 10 gola dhe shumë asistime në 41 paraqitje konkurruese. /Telegrafi/