Pas shumë raportimeve se Ivan Perisic ka kërkuar largimin nga Interi, kroati u la jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Torinos.
Por, tani që Arsenali u tërhoq nga gara pasi huazoi Denis Suarezin, duket se lojtari do të qëndrojë.
29-vjeçari është përshirë në skuadrën e Luciano Spallettit për ndeshjen në Kupën e Italisë kundër Lazios, e vlefshme për çerekfinale.
Në listën e skuadrës zikaltër është edhe blerja e fundit Cedric Soares, ndërsa më poshtë keni skuadrën e plotë:
Handanovic, Padelli, Berni; Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic; Icardi, Lautaro Martinez, Politano, Salcedo, Candreva.
Interi në 1/8 e finales luajti kundër Beneventos ku fitoi me rezultat 6-2.
Në rast të fitores, në gjysmëfinale Neroazzurrët do të luajnë kundër Milanit. /Telegrafi/