Sipas medieve italiane, Manchester United është shumë afër transferimit të Ivan Perisicit nga Interi, pasi i është afruar shumë së kërkuar nga Nerazzurrët.
Reprezentuesi kroat tashmë ka pranuar kushtet personale me skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.
Megjithatë, Interi deri më tani ka refuzuar ofertën prej 40 milionë euro, pasi ata duan të fitojnë rreth 60 milionë euro për anësorin 28-vjeçar.
Sipas Calciomercato.it, Manchester United ka paraqitur një ofertë të re që nuk është larg çmimit minimal prej 55 milionë eurosh.
Nerazzurët do të shqyrtojnë mundësitë e tyre gjatë ditëve të ardhshme, ndoshta edhe gjatë fundjavës, por thuhet se Perisic tani është pranë skuadrës nga Old Trafford.
Interi ka nevojë për të mbledhur fonde në rajon prej 30 milionë eurosh deri më 30 qershor për të balancuar librat financiar brenda parametrave të Fair Play.
Në këtë sezon, Perisic ka kontribuar me 11 gola dhe 12 asistime në 42 ndeshje konkurse për skuadrën italiane.
Kroati erdhi nga Wolfsburg në vitin 2015 për një shumë prej 19 milionë euro. /Telegrafi/